Rusia paralajmëron Britaninë e Madhe për përshkallëzim lufte, nëse vazhdon të furnizojë Ukrainën me armë

Evropë

Rusia paralajmëron Britaninë e Madhe për përshkallëzim lufte, nëse vazhdon të furnizojë Ukrainën me armë

Nga: A.Zh Më: 28 maj 2023 Në ora: 08:36
Pamje nga lufta në Ukrainë

Ambasadori i Rusisë në Mbretërinë e Bashkuar ka paralajmëruar për një përshkallëzim të luftës në Ukrain, nëse Britania dhe aleatët e tjerë perëndimorë angazhojnë më shumë armë për të ndihmuar Volodymyr Zelenskyn.

Andrei Kelin, tha se veprimet e vendeve të NATO-s, "veçanërisht" të Mbretërisë së Bashkuar, rrezikojnë të zgjasin dhe të shkaktojnë një "dimension të ri" në luftë, raporton Sky News, përcjell Bota sot.

"Rusia është 16 herë më e madhe se Ukraina. Ne kemi burime të mëdha", i tha Kelin, Laura Kuenssberg të BBC-së.

"Herët a vonë, sigurisht, ky përshkallëzim mund të marrë një dimension të ri që ne nuk kemi nevojë dhe nuk e duam. Ne mund të bëjmë paqe nesër."

Kur u pyet për provat e përhapura në rritje të krimeve të luftës të Rusisë, ambasadori tha se Ukraina ishte ajo që kreu krime lufte.

Ai më pas ndryshoi qëndrim dhe tha se Kombet e Bashkuara nuk kishin fuqi për të hetuar vepra të tilla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat