Një helikopter ushtarak i Hungarisë u rrëzua të mërkurën gjatë një misioni stërvitor në Kroaci.
Si pasojë e rrëzimit, të paktën dy persona që ishin në bord vdiqën, njoftoi Ministria e Mbrojtjes së Hungarisë.
Ministria e Mbrojtjes tha për agjencinë e lajmeve MTI, se dy helikopterë të llojit Airbus H145 po kryenin stërvitje, kur njëri prej tyre u rrëzua.
Tre persona ishin në bordin e helikopterit, i cili u rrëzua në zonën e kanionit të lumit Cikola, rreth 300 kilometra në jug të kryeqytetit kroat, Zagreb.
Ekipet e kërkim-shpëtimit kanë arritur të nxjerrin trupat e dy personave që humbën jetën, ndërkaq kërkimet po vazhdojnë edhe për anëtarin e tretë të ekuipazhit.