Zelensky viziton ushtarët ukrainas të plagosur që po trajtohen në Nju Jork

Evropë

Zelensky viziton ushtarët ukrainas të plagosur që po trajtohen në Nju Jork

Më: 19 shtator 2023 Në ora: 09:28
Volodymyr Zelensky

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky vizitoi të hënën ushtarët e plagosur ukrainas që po trajtohen në Nju Jork, disa orë para fjalimit të tij të planifikuar në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Në vizitën e tij të parë në selinë e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork që nga fillimi i pushtimit rus në shkurt 2022, Zelensky do t’u drejtohet sot krerëve të shteteve dhe qeverive që marrin pjesë në sesionin e 78-të të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës.

Menjëherë pas mbërritjes në Nju Jork, Zelensky shkoi në Spitalin Universitar të Staten Island, ku trajtohen ushtarët ukrainas të plagosur në luftë.

Pas përfundimit të vizitës në Nju Jork, presidenti i Ukrainës do të shkojë në Uashington ku do të takohet me homologun e tij amerikan Joe Biden dhe anëtarë të Kongresit Amerikan, ndërsa pritet të zhvillojë bisedime me zyrtarë të forcave të armatosura amerikane dhe biznesmenë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat