Gazetari gjerman: Scholz po planifikon ta vizitojë Serbinë – kjo është arsyeja

Evropë

Gazetari gjerman: Scholz po planifikon ta vizitojë Serbinë – kjo është arsyeja

Më: 14 korrik 2024 Në ora: 18:08
Scholz dhe Vuçiq

Michael Martens, gazetari i të përditshmes gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung tha se kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz mund ta vizitojë shumë shpejt Serbinë.

Martens shkroi se çështja për të cilën Scholz mund të shkojë në Serbi është litiumi.

“Disa burime në Berlin konfirmojnë se ka plane konkrete (por ende jo përfundimtare) për një vizitë të afërt të kancelarit Scholz në Serbi, me kusht që çështjet e hapura gjyqësore të zgjidhen ose të jenë në prag të zgjidhjes”, shkroi Martens në “X”, duke shtuar se temë do të jetë litiumi për industrinë gjermane.

Serbia po përgatitet që t’ia japë Rio Tintos dritën jeshile për ndërtimin e minierës më të madhe të litiumit në Evropë, dy vjet pasi Beogradi e anuloi projektin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat