Zelensky mbërrin në Shtëpinë e Bardhë
Në Shtëpinë e Bardhë ka mbërritur edhe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky. Atë e priti presidenti amerikan, Donald Trump.
Në Shtëpinë e Bardhë ka mbërritur edhe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky. Atë e priti presidenti amerikan, Donald Trump.
Në Shtëpinë e Bardhë kanë mbërritur gjithashtu edhe kancelari gjerman, Friedrich Merz, si dhe presidenti i Finlandës, Alexander Stubb.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i takoi liderët kryesorë evropianë, për t’i bashkërenduar qëndrimet para takimit me presidentin amerikan, Donald Trump, në Uashington.
Në një postim në llogarinë e vet në X, Zelensky tha se “qëllimi ynë kryesor” është paqja e besueshme dhe e qëndrueshme për Ukrainën dhe për mbarë Evropën.
“Dhe është e rëndësishme që dinamika e të gjitha takimeve tona të çojë pikërisht në këtë rezultat. Ne e kuptojmë se nuk duhet të presim që Putini të heqë dorë me dëshirë nga agresioni dhe përpjekjet e reja për pushtim. Prandaj, presioni duhet të funksionojë, dhe ai duhet të jetë presion i përbashkët – nga Shtetet e Bashkuara dhe Evropa, dhe nga të gjithë në botë që respektojnë të drejtën për jetën dhe rendin ndërkombëtar”, shkroi ai.
Ai i falënderoi partnerët e Kievin që po punojnë për t’i dhënë fund vrasjeve dhe luftës së Rusisë në Ukrainë.
“Së bashku me liderët e Finlandës, Mbretërisë së Bashkuar, Italisë, Komisionit Evropian dhe me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, ne kemi koordinuar qëndrimet tona para takimit me presidentin Trump. Ukraina është gati për një armëpushim të vërtetë dhe për vendosjen e një arkitekture të re sigurie. Na duhet paqja”, shtoi ai.
Sonte pritet të mbahet takimi mes delegacionit të lartë ukrainas dhe zyrtarëve amerikanë në Shtëpinë e Bardhë, shkruan BBC, përcjell "Bota sot".
Serhiy Palisa, zëvendësshefi i zyrës së Zelensky-t, është parë me një letër të mbështjellë në dorë. Sipas mediave, dyshohet se mund të jetë një hartë.
Në shoqërinë e tij janë edhe Andriy Yermak dhe ish-ministri i mbrojtjes Rustem Umerov.
Takimi vjen në një moment kyç për Ukrainën, dhe pritet të trajtojë çështje strategjike dhe mbështetjen ushtarake nga SHBA.
Udhëheqësit evropianë kanë filluar të mbërrijnë në Shtëpinë e Bardhë, përpara takimit shumëpalësh me Presidentin Donald Trump.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ishte udhëheqësi i parë që mbërriti në ambientet e Shtëpisë së Bardhë të hënën.
Ai u prit nga Shefja e Protokollit, Monica Crowley.
Pas Ruttes mbërritën edhe Meloni, Starmer, etj.
Së bashku me Rutte-n, Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, Kryeministri britanik Keir Starmer, Presidenti francez Emmanuel Macron, Kancelari gjerman Friedrich Merz, Kryeministrja italiane Giorgia Meloni, Presidenti finlandez Alexander Stubb dhe Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky pritet të marrin pjesë të gjithë në takimet me Trump sot.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ndodhet tashmë në Uashington teksa wshtw takuar me të dërguarin special të SHBA-së, Keith Kellogg, përpara bisedimeve të tij me Presidentin e SHBA-së Donald Trump dhe udhëheqësit evropianë në Shtëpinë e Bardhë.
“Diskutuam situatën e fushëbetejës dhe aftësitë tona të forta diplomatike – të Ukrainës dhe të gjithë Evropës së bashku me Amerikën. Rusia mund të detyrohet të hyjë në paqe vetëm përmes forcës, dhe Presidenti Trump e ka këtë forcë. Ne duhet të bëjmë gjithçka siç duhet që paqja të ndodhë”, tha Zelensky në një postim në X pas takimit me Kellogg.
Pavarësisht se fillimisht u emërua i dërguari i Trump si në Rusi ashtu edhe në Ukrainë, Kellogg në muajt e fundit duket se është lënë mënjanë në favor të të dërguarit të posaçëm të SHBA-së, Steve Witkoff , i cili ka udhëtuar disa herë në Moskë për t’u takuar me zyrtarë të lartë të Kremlinit, ndërsa Kellogg ka qenë përgjegjës për lidhjen me Kievin.
Kellogg nuk ishte pjesë e delegacionit amerikan për samitin e së premtes në Alaska. Një zyrtar i lartë i administratës Trump i tha CNN se ai nuk ishte pjesë e bisedimeve sepse nga pala ruse perceptohet si simpatizant i Ukrainës dhe prania e tij në takim mund të kishte qenë “kundërproduktive”.
Në një postim të shkurtër në X, Kellogg tha se pati një “diskutim të shkëlqyer” me Zelenskyn, përpara takimit në Shtëpinë e Bardhë më vonë të hënën.
Më 17 gusht, dërguari i posaçëm i Shtëpisë së Bardhë, Steve Witkoff, i tha rrjetit televiziv amerikan, CNN, se gjatë samitit në Alaskë ishte arritur marrëveshje që SHBA-ja dhe aleatët e saj të ofronin garanci “vendimtare” për Ukrainën në formën e “mbrojtjes si Neni 5”, edhe pse nuk dha hollësi konkrete.
Garancitë e sigurisë për Kievin janë një çështje kyç në përpjekjet për t’i dhënë fund luftimeve gjatë pushtimit rus të Ukrainës.
Sipas tij, pas takimit mes presidentit amerikan, Donald Trump, dhe atij rus, Vladimir Putin, Rusia nuk do ta kundërshtonte një gjë të tillë si pjesë e një kuadri të mundshëm paqeje.
Fraza lidhet me Nenin 5 të traktatit themelues të Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO), që është klauzola kryesore sipas së cilës një sulm i armatosur kundër një anëtari konsiderohet si sulm kundër të gjithëve.
Por, ndryshe nga besimi i përgjithshëm, ky nen nuk obligon automatikisht anëtarët e NATO-s për ndërhyrje të plotë ushtarake. Ai parasheh që secili shtet anëtar “do ta ndihmojë palën ose palët e sulmuara duke marrë menjëherë, individualisht ose në bashkëpunim me të tjerët, veprimet që i konsideron të nevojshme, përfshirë edhe përdorimin e forcës së armatosur”./REL
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky sapo ka zhvilluar bisedime me të dërguarin special të SHBA-së Keith Kellogg në Uashington DC, përpara asaj që ai thotë se do të jetë një takim “shumë serioz” me Trump dhe udhëheqësit evropianë më vonë sot.
“Rusia mund të detyrohet të hyjë në paqe vetëm përmes forcës, dhe presidenti Trump e ka atë forcë”, thotë Zelensky në një postim në mediat sociale duke falënderuar Kellogg për takimin.
Ai shtoi se Ukraina është “e gatshme të vazhdojë të punojë me përpjekje maksimale për t’i dhënë fund luftës dhe për të siguruar siguri të besueshme".
“Ne duhet të bëjmë gjithçka siç duhet në mënyrë që paqja të vijë vërtet”, tha ai.
“Kur paqja diskutohet për një vend në Evropë, kjo do të thotë paqe për të gjithë Evropën”, shtoi lideri ukrainas.
Kryeministrit britanik, Sir Keir Starmer ka mbërritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku do t’i bashkohet liderëve të Francës, Italisë, Gjermanisë dhe Finlandës në Shtëpinë e Bardhë, së bashku me drejtuesit e Komisionit Europian dhe NATO-s.
Vizita zhvillohet në një moment delikat diplomatik, teksa presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, pritet të takohet me presidentin amerikan Donald Trump, vetëm pak ditë pas bisedimeve që ky i fundit zhvilloi me Vladimir Putinin në Alaska.
Starmer, i shoqëruar nga ekipi i tij, u prit nga James Roscoe, zëvendësshefi i Misionit në Ambasadën Britanike në Ëashington..
Gjatë ditës, kryeministri britanik pritet të marrë pjesë në takime të nivelit të lartë me liderë europianë dhe përfaqësuesit e BE-së e NATO-s, ku në qendër të diskutimeve do të jetë situata në Ukrainë dhe raportet transatlantike.
Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance do të marrë pjesë në takimin midis Volodymyr Zelenskyt dhe Donald Trump-it pak orë më vonë në Shtëpinë e Bardhë, raportojnë mediat amerikane.
Gjatë përplasjes së ashpër të Trump me Zelensky në Zyrën Ovale në shkurt, ishte JD Vance ai që udhëhoqi sulmin ndaj presidentit të Ukrainës përpara se Trump t’i bashkohej përleshjes.
Vance akuzoi Zelensky-n për mungesë mirënjohjeje ndaj SHBA-së për mbështetjen e saj, duke e pyetur konkretisht nëse ai kishte thënë “faleminderit” gjatë takimit.
Ai e quajti gjithashtu liderin ukrainas “mungesë respekti” për shfaqjen e mosmarrëveshjeve para mediave amerikane, duke argumentuar se ishte e papërshtatshme të “lidheshin” çështjet publikisht në Zyrën Ovale.
Republikani tha gjithashtu se Zelensky kishte bërë fushatë në emër të demokratëve gjatë zgjedhjeve presidenciale të vitit 2024, pretendoi se organizoi “turne propagande” në Ukrainë dhe po “detyronte rekrutët të shkonin në vijën e frontit” për shkak të mungesës së fuqisë punëtore.