Sllovakia ndërpret furnizimin me energji elektrike për Ukrainën, kryeministri Robet Fico: Rifilloni rrjedhjen e naftës nëse doni rrymë

Evropë

Sllovakia ndërpret furnizimin me energji elektrike për Ukrainën, kryeministri Robet Fico: Rifilloni rrjedhjen e naftës nëse doni rrymë

Më: 23 shkurt 2026 Në ora: 18:15
Kryeministri sllovak Robert Fico

Kryeministri sllovak Robert Fico i ka kërkuar operatorit të rrjetit elektrik të vendit të tij që të ndërpresë furnizimin me energji elektrike për Ukrainën sot.

Kjo nëse nuk rifillon rrjedha e naftës përmes tubacionit Druzhba.

“Duke filluar nga sot, nëse pala ukrainase i drejtohet Sllovakisë për ndihmë në stabilizimin e rrjetit energjetik të Ukrainës, ajo nuk do të marrë një ndihmë të tillë”, tha ai në një deklaratë.

Fico sqaroi se masa do të anulohet pasi të rifillojnë furnizimet me naftë në vendin e tij.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat