Ferizaj shënoi Ditën e Veteranit - Bota Sot
Ferizaj shënoi Ditën e Veteranit

Ferizaj

Ferizaj shënoi Ditën e Veteranit

Më: 30 dhjetor 2018 Në ora: 15:05
Ferizaj

Ditën e Veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, krerë politik të prirë nga kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, deputeti i Kuvendit të Kosovës, Elmi Reçica, kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve të Kombit, Gafurr Bytyqi, kryetari i OVL UÇK në Ferizaj, Rafiz Sejdiu, kryesuesja e Kuvendit të Komunës, Kristina Gashi Bytyqi, drejtorë komunal, veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, familjarë të dëshmorëve dhe qindra qytetarë bën homazhe në varrezat e dëshmorëve të kombit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Ferizaj, në nderim të sakrificës së dëshmorëve të kombit dhe kontributit të veteranëve të UÇK-së në lirinë e Kosovës.

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu me këtë rast tha se sakrifica e Dëshmorëve të Kombit ishte thirrja ngadhnjimtare për liri dhe se zëri i triumfit u lartësua me jetën dhe veprën e tyre.

Kjo datë e rëndësishme në kalendarin e historisë më të re të Kosovës, ndryshe përkujton 30 dhjetorin 1991 të përballjes së familjes Jashari me forcat policore e ushtarake serbe në Prekaz, nga ku zuri fill rezistenca ushtarake e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Image

Me përkulje pranë gurit të varrit të Dëshmorëve të Kombit të UÇK-së dhe vendosjen e kurorave të luleve në lapidarin e Dëshmorëve të Kombit të UÇK-së, në nderim të gjakut dhe sakrificës së dëshmorëve për lirinë dhe pavarësinë e vendit u shënua në Ferizaj, Dita e Veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...