Kërkohet paraburgim për personat e arrestuar që u kapën me rreth 210 kg drogë - Bota Sot
Kërkohet paraburgim për personat e arrestuar që u kapën me rreth 210 kg drogë

Ferizaj

Kërkohet paraburgim për personat e arrestuar që u kapën me rreth 210 kg drogë

Më: 11 shkurt 2019 Në ora: 14:03
Ilustrim

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër nëntë personave të pandehur pasi dje gjatë një bastisje në Ferizaj janë gjetur dhe sekuestruar mbi 209 kg marihuanë, të cilën kanë pasur për qëllim që ta transportojnë jashtë shtetit të Kosovës.

Të pandehurit B.S., G.K., XH.S., J.B.,F.B.,D.S., F.B., H.B dhe Z.K. akuzohen  për veprën penale “blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Po ashtu, Prokuroria Themelore në Ferizaj njofton se me urdhër të prokurorit të shtetit, të pandehurit B.S., G.K., XH.S., J.B.,F.B dhe F.B., gjenden në ndalim që nga data 9 shkurt 2019, kurse tre të pandehurit tjerë D.S., H.B., dhe Z.K., gjenden në arrati.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...