Labinot Tahiri thërret për protestë qytetarë

Ferizaj

Labinot Tahiri thërret për protestë qytetarë

Më: 13 mars 2019 Në ora: 20:49
Labinot Tahiri

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri ka bërë thirrje edhe për një protestë të radhës. Tahiri përmes një vedio ka ftuar qytetarët e Ferizajt që të shtunën, më 16 mars të dalin në protestë në magjistralen Babush-Ferizaj. Kjo protestë do të mbahet për shkak të mos asfaltimit të një rruge.

Tahiri përmes kësaj video ka treguar se në protestë nuk del si deputet, por si qytetar i Ferizajt. Ai ka treguar se ka pasur presione nga disa individë që protesta të anulohet.

“Këtë thirrje po e bëjë edhe pse disa individë më kanë thënë se ta ndali këtë protestë. Por, unë nuk e kam ndërmend të ndalëm. Kjo është protesta e tretë që po mbahet”.  

“Ne po përkojmë që rruga të rregullohet. Ajo nuk po përfundon edhe pse ka nisur që tash e 7 vite”, ka thënë Tahiri.

Ai ka thënë se do të protestohet derisa kjo rrugë të behët me asfalt, ashtu siç është premtuar.

 “ Unë jam në këtë protestë si qytetar i Ferizajt dhe jo si politikan. Protesta nuk do të anulohet dhe nuk do të mund ta ndal askush. Ne po e kërkojmë vetëm atë që është premtuar, asgjë më shumë”.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat