Demonstrueseve të Ferizajt u dhurohen piktura

Ferizaj

Demonstrueseve të Ferizajt u dhurohen piktura

Më: 23 mars 2019 Në ora: 22:03
Demonstruesit në Ferizajt

Në pasditen e sotme në Ferizaj, është organizuar në ekspozitë nga Kolonia e artistëve, ku pikturat e ekspozuara iu dhuruan grave që ishin protagoniste të demonstratave të mbajtura në këtë qytet 30 vite më parë.

“Fotografi nga kolonia artistike dhe ekspozita e pikturave të artistëve ferizajas, të cilat iu dhuruan grave protagoniste të Demonstratave të 23 Marsit 1989 si dhe atyre që dhanë kontribut përgjatë periudhave të ndryshme historike për qytetin”, thuhet në njoftimin e Komunës së Ferizajt.

Sot në Ferizaj u shënua 30 vjetori i demonstratave të grave dhe vajzave të Balajt dhe Nerodimes, të cilat filluan protestat për të kundërshtuar suprimimin e autonomisë së Kosovës.

Për të nderuar aktivistet ferizajase, gjatë ditës së sotme u mbajtën shumë aktivitete.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat