Asfaltohen 4 rrugë në Fshatin e Vjetër

Ferizaj

Asfaltohen 4 rrugë në Fshatin e Vjetër

Më: 6 prill 2019 Në ora: 20:25
Foto

Sot kanë nisur punimet për asfaltimin e katër rrugëve në Fshatin e Vjetër të Ferizajt.

Këto rrugë që afërsisht janë në dy kilometra gjatësi dhe pesë metra gjerësi, i kanë kushtuar Komunës e Ferizajt 100 mijë euro.

I pranishëm në nisjen e punimeve ishte edhe kryetari Agim Aliu që ka paralajmëruar edhe të tjera projekte për këtë zonë.

“Ajo që mund t’i siguroj banorët e Fshatit të Vjetër është se ashtu siç kemi bashkëpunuar në projektet e së kaluarës, do të vazhdojmë të bashkëpunojmë edhe në të ardhmen”, deklaroi Aliu.

Ai tha se në kuadër të projeksioneve buxhetore, Fshati i Vjetër në vitin 2020 do të ketë një shkollë të re.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat