Ka plot raste ditore kur njerëzit humbin kuletën e tyre dhe shpesh ajo nuk mund të gjehet.
Ndërkaq sot në Ferizaj ka ndodhur një rast kur një person ka gjetur një kuletë me para dhe në të kishte edhe dy patentë shofer.
Personi me inicialet L.I që e ka gjetur kuletën, ka thënë se kuletën e ka gjetur në parking të qendrës tregate Outlet Centes në Ferizaj. Tutje ai ka thënë se kujt i ka humbur kjo kuletë të paraqitet tek ai, në vendin ku punon.