Policia godet auto-sallonet

Ferizaj

Policia godet auto-sallonet

Më: 16 maj 2019 Në ora: 12:00
Ilustrim

(E plotësuar) - Cak i operacionit të gjerë të Policisë së Kosovës që po zhvillohet në rajonin e Ferizajt janë auto-sallonet. 

Shumë auto-sallone janë bastisur nga policia me dyshimin se në to ka vetura të vjedhura, të pa doganuara dhe pa dokumente. 

Operacioni ka nisur në orët e hershme të mëngjesit dhe po vazhdon edhe në mesditë. 

Deri tani zyrtarët policor nuk kanë dhënë shifra për numrin e auto-salloneve të kontrolluara as për konfiskimin e veturave.

Deri të ky operacion, policia ka ardhur pas hetimeve disa javore dhe pranimit të informatave që dërgojnë në dyshim të bazuar

Operacion i gjerë i policisë në Ferizaj

Një operacion i gjerë i Policisë së Kosovës është duke u zhvilluar në Ferizaj. 

Operacioni ka nisur në mëngjes dhe po vazhdon edhe në këto qaste,. 

Mediat vendore kanë treguar se shumë policë janë shpërndarë në lokacione të ndryshme dhe po kryejnë detyrat e marra nga eprorët. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat