Nesër mbyllet për qarkullim rruga Doganaj - udhëkryqi për Tetovë

Ferizaj

Nesër mbyllet për qarkullim rruga Doganaj - udhëkryqi për Tetovë

Më: 3 korrik 2019 Në ora: 15:48
Ilustrim

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se nesër do të mbyllet për qarkullim të automjeteve rruga nga fshati Doganaj i komunës së Kaçanikut, deri në pjesën tek udhëkryqi për Tetovë-rruga lidhëse për Ferizaj.

Mbyllja bëhet me qëllim të vendosjes të sinjalizimit horizontal.

Rruga do të jetë e mbyllur nga ora 8:00 deri në orën 16:00. 

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka lutur qytetarët që t’i shmangen këtij segmenti gjatë ditës së nesërme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat