Në Ferizaj mbahet takim për rritjen e sigurisë në shkolla - Bota Sot
Në Ferizaj mbahet takim për rritjen e sigurisë në shkolla

Ferizaj

Në Ferizaj mbahet takim për rritjen e sigurisë në shkolla

Më: 11 shtator 2019 Në ora: 11:04
Takim për rritjen e sigurisë në shkolla

Në kuadër të krijimit të partneritetit në mes të policisë dhe segmenteve të tjera të shoqërisë, drejtori rajonal i policisë në Ferizaj, Emin Beqiri me stafin e tij të martën kanë organizuar një takim pune me drejtorët komunal të arsimit si dhe ata të shkollave të mesme të pesë komunave të rajonit të Ferizajt.

Policia bën me dije se qëlimi i këtij takimi ishte përmirësimi i gjendjes aktuale si dhe ndikimi pozitiv në parandalimin e dukurive negative  duke ngritur masat e sigurisë dhe prezencën policore si dhe shtimin e aktiviteteve të saj me partnerët e përbashkët.

Pjesëmarrësit në këtë takim janë dakorduar që të gjenden rrugë dhe mundësi që të sigurohet (në ato shkolla ku nuk ka deri tani)  rregullimi i rrethojave të oboreve shkollore, vendosja e kamerave, sigurimi i uniformave për nxënësit si dhe angazhimi i rojeve fizike, me të vetmin qëllim që nxënësve t`ju ofrohet  siguri më e madhe në shkolla dhe rreth tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...