Një ditë pas zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, qyteti i Ferizajt i është kthyer normalitetit.
Gazetarja Blerta Ahmeti ka bërë të ditur se ka vizituar shtatë qendrat e votimit (shkollat) në këtë qytet dhe ka parë se ato i janë kthyer mësimit.
“Sot qyteti i Ferizajt është më i lëvizshëm dhe dinamik. Sot kemi vizituar shtatë shkolla për të parë nëse janë larguar materialet zgjedhore – pamë se menaxhmenti i këtyre shtatë qendrave ishte përkujdesur që i gjithë materiali të mbetet jashtë shkollave”.
“Sot ka filluar mësimi në mënyrë të rregullt”.