Rexhepi kërkon diçka interesante në Ferizaj

Ferizaj

Rexhepi kërkon diçka interesante në Ferizaj

Më: 15 shkurt 2020 Në ora: 18:00
Rexhepi kërkon diçka interesante në Ferizaj

Këshilltari i Kuvendit komunal, Amir Rexhepi, kërkon që e diela të jetë ditë pushimi.

“E diela, të bëhet ditë pushimi në Ferizaj!

Të nderuar qytetar të Ferizajt, në vazhdimësi kam kërkuar që dita e dielë të bëhet ditë pushimi, kam kërkuar që kjo rregullore të votohet dhe të zbatohet nga të gjithë.

Konsideroj që është shumë e nevojshme sepse punëtorët në sektorin privat detyrohen që të punojnë edhe të dielave.
Unë kërkoj nga të gjithë anëtarët e Kuvendit Komunal të Ferizajt që në seancën e muajit shkurt ta votojnë këtë rregullore për caktimin e orarit të punës së veprimtarive afariste dhe veprimtarive të tjera në qytetin e Ferizajt!”, ka thënë Rexhepi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat