Aliu adresoi një telegram ngushëllimi familjes së Prof. Dr. Safet Beqirit - Bota Sot
Aliu adresoi një telegram ngushëllimi familjes së Prof. Dr. Safet Beqirit

Ferizaj

Aliu adresoi një telegram ngushëllimi familjes së Prof. Dr. Safet Beqirit

Më: 22 shkurt 2020 Në ora: 10:40
Prof.Dr. Safet Beqiri

Ndarja nga jeta e mjekut të luftës, profesorit të jashtëzakonshëm të kirurgjisë torakale, kirurgut elitar botëror, Prof.Dr. Safet Beqiri, ka pikëlluar të gjithë ferizajasit, kolegët e profesionit dhe gjithë të njohurit e të ndjerit.

I pikëlluar për humbjen e bashkëqytetarit, mikut të tij e mjekut të papërsëritshëm, Prof. Dr. Safet Beqiri, Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu i adresoi një telegram ngushëllimi familjes dhe kolegëve të të ndjerit.

"Familje Beqiri, mjekë e të njohur të Dr.Safetit! Mbahuni të fortë! Pikëllimi ka pllakosur pothuajse çdo ferizajas e të njohur të Dr.Safetit! Ai mbylli sytë përgjithmonë për të na lënë trashëgim, shembëlltyrën e mjekut të përkushtuar për pacientët anembanë kontinenteve, familjarit të dashur e të përkushtuar, guximtarit që shëroi plagët e luftës e nderit të mjekësisë botërore. Pushoftë në paqen e pafundme, shpirti i tij fisnik! Ngushëllime familjes, miqve të profesionit e të gjithë të njohurve të të ndjerit" mbyll telegramin e ngushëllimit, Agim Aliu.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat