Ferizaj anuloi të gjitha aktivitetet kulturore, rinore e sportive, shkak koronavirusi

Ferizaj

Ferizaj anuloi të gjitha aktivitetet kulturore, rinore e sportive, shkak koronavirusi

Më: 12 mars 2020 Në ora: 12:06
Ilustrim

Vendimi i mbrëmbshëm i Qeverisë së Republikës së Kosovës si masë parandaluese e mbrojtëse kundrejt përhapjes së CoronaVirus-it, ka shtyer edhe Komunën e Ferizajt që të anulojë të gjitha aktivitetet me pjesëmarrje të gjerë të publikut e atë veçanërisht ngjarjet kulturore, sportive e aktivitetet që janë planifikuar nga Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit deri në një njoftim të ri të Qeverisë së Kosovës.

Andaj njoftohen qytetarët se shtyhen aktivitetet e parapara për muajin mars, kurse në funksion të parandalimit të virusit, apelojmë tek qytetarët që të bëjnë zbatimin strikt të masave parandaluese sipas njoftimit të institucioneve qendrore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat