​Kjo është gjendja me koronavirus në Komunën e Ferizajt

Ferizaj

​Kjo është gjendja me koronavirus në Komunën e Ferizajt

Më: 16 mars 2020 Në ora: 14:21
Shtabi Emergjent në Komunën e Ferizajt

Shtabi Emergjent në Komunën e Ferizajt ka mbajtur sot takim ku janë marrë vendimet të rëndësishme si masa parandaluese e përhapjes së koronavirusit, sëmundje kjo nga e cila në këtë komunë nuk është prekur asnjë qytetar.

Emergjenca Primare do të shërbejë si pikë kontrolli shëndetësor për të gjitha rastet e dyshuara me koronavirus në Ferizaj. Të gjitha qendrat tjera shëndetësore në Ferizaj duhet t'i orientojnë rastet e dyshuara në këtë pikë.

Shtabi emergjent ka krijuar Ekipin Lëvizës për Intervenim të përbërë nga mjekë e infermierë të QKMF-së dhe Spitalit të Përgjithshëm të cilët sipas nevojës e thirrjes do të intervenojnë në hapësirat banuese të të dyshuarve me koronavirus, pa e mundësuar qarkullimin e tyre rrjedhimisht përhapjen e virusit në hapësira e lokale shëndetësore e të tjera.

Gjithashtu, urdhërohet riorganizimi i orarit të ekipeve vepruese shëndetësore në kujdestari për ta mbrojtur shëndetin e tyre dhe të qytetarëve.

Shtabi emergjent kërkon nga institucionet private e veprimtaritë afariste të marrin masa radikale mbrojtëse e reduktim esencial të punonjësve potencialisht të ekspozuar nga rreziku i virusit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat