Prokuroria Themelore në Ferizaj sot ndaloi dy persona me inicialet B.G., nga komuna e Ferizajt dhe V.S. nga komuna e Vitisë për grabitje.
Ata më 15 janar të këtij viti në sallonin e automjeteve “Dardani” në magjistralen Ferizaj-Prishtinë nën kërcënimin e armës kanë tentuar që të vjedhin.
Prokuroria ka bërë edhe kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit.
Dy të pandehurit gjenden nën masën e ndalimit që nga data 21 mars 2020, ndërsa nesër më 22 mars, pritet që të mbahet seanca e paraburgimit para gjyqtarit të procedurës paraprake.