Nga nesër nis dezinfektimi i banesave të vjetra kolektive në Ferizaj

Ferizaj

Nga nesër nis dezinfektimi i banesave të vjetra kolektive në Ferizaj

Më: 22 mars 2020 Në ora: 13:31
Ilustrim

Komuna e Ferizajt ka njoftuar se nesër fillon dezinfektimi i banesave të vjetra kolektive dhe do të bëhet vullenarisht nga një kompani private MMP Group.

“Ndërmarrësve ferizajas asnjëherë e në asnjë rast nuk i ka munguar vullneti e gatishmëria për të ndihmuar në situata të vështira. E tillë është edhe iniciativa e Adhurim Tahirit e Neron Osmani nga kompania MMP Group (Mirëmbajtje, Menaxhim, Pastrim) që vullnetarisht të bëjnë dezinfektimin e objekteve kolektive të vjetra në Ferizaj. Kjo ngaqë këto objekte, duke qenë të vjetra nuk kanë shërbime mirëmbajtje e pastrimi, ndryshe nga objektet kolektive të reja.

Për të marr konfirmimin dhe autorizimin që qysh nesër të nis ky aksion, këta ndërmarrës u pritën sot nga i pari i Ferizajt, Agim Aliu, shoqëruar edhe nga drejtori i DShMS-së njëherit koordinatori lokal për përballimin e situatës me COVID-19, Bekim Ademi.

I pari i Ferizajt, Agim Aliu duke i falënderuar përzemërsisht këta ndërmarrës për iniciativën tha se ky aksion do të ndihmoj në parandalimin e paraqitjes e shpërndarjes së këtij virusi në mesin e qytetarëve që jetojnë në këto ndërtesa. Ai shtoi se ndryshe nga Prishtina që ka të konsoliduar ndërmarrjen banesore ku qytetarët kanë një adresë pagese e shërbimi, Ferizajt i mungon kjo ndërmarrje e shërbimet e mirëmbajtjes së objekteve kolektive janë rregulluar privatisht nga banorët e ndërtesës përkatëse”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat