Edhe gjashtë të shëruar në Ferizaj, mbesin veç pesë raste aktive me koronavirus - Bota Sot
Edhe gjashtë të shëruar në Ferizaj, mbesin veç pesë raste aktive me koronavirus

Ferizaj

Edhe gjashtë të shëruar në Ferizaj, mbesin veç pesë raste aktive me koronavirus

Më: 9 maj 2020 Në ora: 22:55
Foto ilustrim

Ferizaj është në rrugë të mirë që ta mposhtë virusin.

Nga 31 të shëruar sa u shënuan sot, nga kjo komunë vijnë gjashtë persona.

“Edhe 6 ferizajas të shëruar që rrit në 93 numrin e të shëruarve nga COVID-19 e zero raste të reja”, ka shkruar kryetari i kësaj komune, Agim Aliu.

Në total, në këtë qytet janë edhe pesë raste aktive me koronavirus. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat