Autobusi Ferizaj-Shtime i stërmbushur, qytetarët pa maska - Bota Sot
Autobusi Ferizaj-Shtime i stërmbushur, qytetarët pa maska

Ferizaj

Autobusi Ferizaj-Shtime i stërmbushur, qytetarët pa maska

Më: 7 korrik 2020 Në ora: 18:23
Autobusi Ferizaj-Shtime

Ndonëse Ministria e Shëndetësisë ka paralajmëruar gjoba për qytetarët dhe kompanitë që nuk respektojnë masat e reja kundër përhapjes së koronavirusit, kjo nuk po merrët parasysh nga askush.

Në njoftimin e MSH-së për masat e reja thuhet që transporti publik do të funksionojë me kapacitet të përgjysmuar të udhëtarëve kjo që nuk është parë në një autobus të linjës Ferzaj-Shtime dhe anasjelltas.

Në një fotografi shihet se autobusi ishte i stërmbushur e qytetarët po qëndronin edhe në këmbë vetëm për të arritur më shpejt në destinacionin e tyre, pa menduar fare për shëndetin e tyre.

Aty shihet se asnjë qytetarë as nuk po barte maskë, edhe pse bartja e tyre është obligative!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat