Vdes si pasojë e koronavirusit një punonjës i komunës së Ferizajt

Ferizaj

Vdes si pasojë e koronavirusit një punonjës i komunës së Ferizajt

Më: 29 korrik 2020 Në ora: 16:29
Mërgim Sojeva

Ka ndërruar jetë një punonjës i shërbimeve sociale në Komunën e Ferizajt. Mërgim Sojeva ditë më parë ishte konfirmuar si rast pozitiv me virusin COVID-19.

Sojeva kishte punuar për disa vite në kuadër të Komunës së Ferizajt, por që nuk arriti t’i bënte ballë këtij virusi.

Sipas raportimeve të fundit thuhet se Sojeva ishte konfirmuar si i infektuar me koronavirus tri apo katër ditë më parë, teksa sot edhe ka ndërruar jetë.

Për vdekjen e tij ka reaguar edhe kryetari i Ferizajt, Agim Aliu i cili u shprehi ngushëllime familjarëve e miqve të tij.

“Më pikëlloi pa masë, lajmi për ndarjen nga jeta të punonjësit të dalluar të shërbimit social, udhëheqësit të skemës sociale në Qendrën për Punë Sociale, Mërgim Sojeva. I trishtueshëm ky lajm, që pllakosi mërzi në mesin e familjes, të njohurve e bashkëpunëtorëve të të ndjerit. Mërgim Sojevën do ta mbajmë mend gjithmonë si shpresën e më nevojtarëve, punëtorin shembull e prindin e përkushtuar. U prehtë në paqe e dritë pastë shpirti i tij. Ngushëllime familjes, miqve e të njohurve të të ndjerit” mbyllet telegrami i ngushëllimit”, tha Aliu.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat