U parapa që mbi gjysmë milioni euro të ndahen për ndërtimin e spitalit në Ferizaj, por Qeveria mjetet i çon diku tjetër

Ferizaj

U parapa që mbi gjysmë milioni euro të ndahen për ndërtimin e spitalit në Ferizaj, por Qeveria mjetet i çon diku tjetër

Më: 9 dhjetor 2020 Në ora: 10:02
Ferizaj

Qeveria e Kosovës sot ka vendosur që t’i zhvendos mbi gjysmë milioni euro që ishin paraparë për ndërtimin e objektit të spitalit në Ferizaj.

Nga 527 mijë e 145 eurot, 477 mijë e 154 euro janë transferuar në projektin për blerjen e pajisjeve mjekësore për departamentin e mikrobiologjisë dhe laboratorët testues.

Ndërkaq 50 mijë euro kanë kaluar për projektin “Shërbimi Shëndetësor i Burgjeve, pajisje kapitale”.

“Vendimi i parë i miratuar në mbledhjen e sotme, është propozimi i  Ministrisë së Shëndetësisë për transferimin e mjeteve nga programi në kategorinë e shpenzimeve kapitale, projekti “Ndërtimi i objektit të Spitalit në Ferizaj, në shumë prej pesëqind e njëzetë e shtatë mijë e njëqind e pesëdhjetë e katër euro (527,145 ). Nga këto mjete shuma prej 477, 154 (katërqind e shtatëdhjetë e shtatë mijë e njëqind e pesëdhjetë e katër euro) , do të transferohen në kategorinë e shpenzimeve kapitale në projektin “Pajisje mjekësore për Departamentin e Mikrobiologjisë dhe Laboratorët Testuese”; dhe shuma prej 50,000 (pesëdhjetë mijë euro), në kategorinë  e shpenzimeve kapitale në projektin “Shërbimi Shëndetësor i Burgjeve, pajisje kapitale” në programin Departamenti Shëndetësor i Burgjeve”, thuhet në komunikatën e Zyrës së Kryeministrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat