Qytetarja nga Ferizaj dorëzon në Polici kuletën e humbur

Ferizaj

Qytetarja nga Ferizaj dorëzon në Polici kuletën e humbur

Më: 8 maj 2021 Në ora: 19:38
Foto ilustrim

Një qytetare nga Ferizaj ka dorëzuar në Policinë e Kosovës një kuletë të humbur, e cila i takonte një gruaje 28-vjeçare.

Rasti ka ndodhur të premten në orën 22:00.

Ndërsa në kuletë thuhet se ishin 213 euro, letërnjoftimi i saj dhe një dokument tjetër.

“Me këtë rast, drejtoria rajonale e policisë në Ferizaj, ka falënderuar qytetaren F.R, për gjestin human dhe shembullor me rastin e dorëzimit të portofolit të gjetur në stacionin e Policisë”, thuhet në njoftimin policor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat