IPK arrestoi një zyrtar policor të dyshuar për keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare

Ferizaj

IPK arrestoi një zyrtar policor të dyshuar për keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare

Më: 7 gusht 2021 Në ora: 09:52
Ilustrim

Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht Departamenti i Hetimeve ka pranuar informacione nga një qytetar  i cili pretendonte për  tejkalim të autorizimeve policore gjatë përdorimit të forcës nga një zyrtar policor në Ferizaj.

Incidenti ishte raportuar të ketë ndodhur më 03.08.2021 në një lokal në Ferizaj.

Pas disa veprimeve hetimore në konsultim me prokurorin kompetent   hetuesit e IPK-së lidhur me këtë rast kanë arrestuar dje një zyrtar policor (punonjës në Stacionin Policor Ferizaj) që ishte i përfshirë në këtë incident.

Arrestimi i tij është bërë me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare” kurse me vendim të prokurorit të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Hetuesit e IPK-së pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin përgjegjës për të sqaruar rrethanat e këtij incidenti.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat