​Aliu: Ferizaj synon ta fuqizojë sportin e xhudos nisur me ndërtimin e Pallatit të Sporteve Luftarake

Ferizaj

​Aliu: Ferizaj synon ta fuqizojë sportin e xhudos nisur me ndërtimin e Pallatit të Sporteve Luftarake

Më: 26 nëntor 2021 Në ora: 18:05
Aliu ka pritur në takim kampionet botërore të xhudos, Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova e Distria Krasniqi

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu ka pritur në takim kampionet botërore të xhudos, Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova e Distria Krasniqi, bashkë me trajnerin e tyre Driton Kuka dhe drejtuesit e Klubit të Xhudos në Ferizaj, ku ka thënë se Ferizaj tashmë ka synimet e qarta që ta fuqizojë sportin e xhudos, nisur me ndërtimin e Pallatit të Sporteve Luftarake.

Aliu ka shkruar në Facebook se Majlinda, Nora e Distria, nuk mjafton të themi se janë vetëm krenaria jonë, ato janë identiteti ynë sportiv.

“Jo Kosova, as vetëm bota shqiptare, por e gjithë bota i njeh. Janë kampionet botërore të xhudos, Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova e Distria Krasniqi, bashkë me trajnerin e tyre po kaq të suksesshëm Driton Kuka dhe drejtuesit e Klubit të Xhudos në Ferizaj, mysafirët e mi e të Ferizajt sot. Bisedë e këndshme, përplot krenari për suksesin e tyre, suksesin e Kosovës, që bëjnë shembullin e tyre, shembull të rinisë së Kosovës, plot energji e pasion. Majlinda, Nora e Distria, nuk mjafton të themi se janë vetëm krenaria jonë, ato janë identiteti ynë sportiv.

Ferizaj tashmë ka synimet e qarta, ta fuqizoj sportin e xhudos, nisur që me ndërtimin e Pallatit të Sporteve Luftarake. Nder i veçantë t’i pres në zyrën time, e veçanërisht nder i veçantë për Ferizajn të mirëpres kampionet botërore”, ka shkruar ai në Facebook.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat