Shkojnë si policë civil, gjejnë subtanca narkotike e boks hekuri në shkollat e mesme në Ferizaj

Ferizaj

Shkojnë si policë civil, gjejnë subtanca narkotike e boks hekuri në shkollat e mesme në Ferizaj

Më: 18 dhjetor 2021 Në ora: 09:28
Foto ilustrim

Policë me rroba civile kanë zhvilluar disa kontrolle në shkollat e mesme në Ferizaj, ku kanë gjetur te nxënësit  substance narkotike, boks hekuri, derisa pas një bisede me një nxënës, ai ka pranuar se ka edhe një armë në një shtëpi të pabanuar në këtë qytet.

Pas këtyre kontrolleve, një person i moshës 20-vjeçare është ndaluar, ku i anë gjetur qese me substancë  të  dyshuar të  narkotikëve dhe ndaj tij është  niciuar një  rast penal për procedura të  mëtejme  hetimore.

“Sektori Rajonal i Hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj , mbi bazën e disa informacioneve që ka pranuar rreth dukurive negative të nxënësve dhe personave tjerë  nëpër shkolla , dje pas disa kontrollove të  zhvilluara nga polic me rroba civile, në  oborrin e një  shkolle të  mesme të  lartë  në  Ferizaj, kanë ndaluar një  person të  dyshuar me inicialet L.S ( M/K) i moshës 20 vjecar , ku gjatë  kontrollimit të tij janë gjetur qese me substancë  të  dyshuar të  narkotikëve dhe ndaj tij është  niciuar një  rast penal për procedura të  mëtejme  hetimore.

Ndërkaq, në  oborrin e një  shkolle tjetër të  mesme të  lartë në Ferizaj , është  ndaluar një  tjetër person nxënës, ku gjatë  kontrollit në  qantën e tij është  gjetur një  mjet,boks hekuri, ndërsa pas bisedës me të ai ka pranuar se kishte edhe nje armë  zjarri të  fshehur në një shtëpi të  pa banuar në një  fshat të  Ferizajt”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Sektori Rajonal i Hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj , mbi bazën e disa informacioneve që ka pranuar rreth dukurive negative të nxënësve dhe personave tjerë  nëpër shkolla , dje pas disa kontrollove të  zhvilluara nga polic me rroba civile , në  oborrin e një  shkolle të  mesme të  lartë  në  Ferizaj, kanë ndaluar një  person të  dyshuar me inicialet L.S ( M/K) i moshës 20 vjecar , ku gjatë  kontrollimit të tij janë gjetur qese me substancë  të  dyshuar të  narkotikëve dhe ndaj tij është  niciuar një  rast penal për procedura të  mëtejme  hetimore.

Ndërkaq, në  oborrin e një  shkolle tjetër të  mesme të  lartë në Ferizaj , është  ndaluar një  tjetër person nxënës, ku gjatë  kontrollit në  qantën e tij është  gjetur një  mjet,boks hekuri, ndërsa pas bisedës me të ai ka pranuar se kishte edhe nje armë  zjarri të  fshehur në  një  shtëpi të  pa banuar në një  fshat të  Ferizajt.

Policia i ka marr veprimet e nevojshme dhe ka gjetur dhe konfiskuar armën e zjarrit pa fishek.

Në  lidhje me këtë  personi i dyshuar është  shoqëruar në  stacionin policor në  Ferizaj dhe me vendim të  Prokurorit për të  mitur nga Prokuroria Themelore e Ferizajt, është  inicuar rast penal ‘’ Mbajtje në  pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës ‘’ për procedura të më tejme hetimore.

Akasioni i policisë  do të  vazhdojë  edhe në  ditët në vijim në parandalimin dhe luftimin e dukurive negative rreth dhe nëpër shkolla.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat