Publikohet videoja nga ajri ku tregonë më së miri se sa i madh ishte zjarri në Viva Fresh Store në Ferizaj

Ferizaj

Publikohet videoja nga ajri ku tregonë më së miri se sa i madh ishte zjarri në Viva Fresh Store në Ferizaj

Më: 15 shkurt 2022 Në ora: 06:40
Foto nga vendi i ngjarjes

Është djegur tërësisht objekti i supermarketit Viva Fresh Store në Ferizaj.

Se sa i madh ishte zjarri, e tregojnë më së miri pamjet nga ajri të publikuar nga televizioni lokal, Tema.

Vlen të theksohet se Policia e Kosovës dhe zjarrfikësit kanë dal shpejt në vendin e ngjarjes, deri më tani nuk është raportuar për të lënduar, ndërsa zjarri pothuajse është lokalizuar.

Ashtu siç shihet edhe në pamje, dëmet materiale duken të konsiderueshme. 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat