Rrjeti i Grave të Kosovës organizon ekspozitën “Dhuna nuk fshihet brenda mureve” në Ferizaj

Ferizaj

Rrjeti i Grave të Kosovës organizon ekspozitën “Dhuna nuk fshihet brenda mureve” në Ferizaj

Më: 31 gusht 2022 Në ora: 16:33
Foto ilustrim

Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) nesër, më 1 shtator nga ora 10:00 deri në 16:00 organizon hapjen e ekspozitës “Dhuna nuk fshihet brenda mureve”, te sheshi përballë Kuvendit Komunal në Ferizaj.

Kjo ekspozitë ka për qëllim të ngrijë vetëdijen e qytetarëve të Kosovës në lidhje me dhunën në familje dhe për t’i njoftuar ata për së afërmi me përgjegjësitë që institucione të ndryshme qeveritare dhe joqeveritare kanë ndaj tyre, për mbrojtje nga dhuna në familje.

“Dhuna në shumë familje kosovare është përditshmëri tejet e hidhur. Mjerisht, në shoqërinë tonë personat që përjetojnë dhunë në familje akoma fshihen brenda mureve të shtëpisë. Kur njerëzit dëgjojnë dhunën te fqinjët, thonë “Çka bojnë ata mrena shpisë tyne, osht’ punë për ta”. Vetëm gjatë vitit 2021 kemi pasur 2489 raste të dhunës ndaj grave të raportuara në policinë e Kosovës. Gjithashtu që nga viti 2010 deri në vitin 2022 janë 48 gra të vrara nga burrat. Prandaj, është tejet e rëndësishme që kjo ekspozitë të organizohet dhe të njoftohen qytetarët për përgjegjësitë që institucionet kanë ndaj tyre”, ka njoftuar RrGK-ja.

Kjo ekspozitë përkrahet nga Bashkimi Evropian (BE) përmes UN Women dhe Agjencioni Austriak për Zhvillim (ADA).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat