Rrjeti i OJQ-ve Avonet, gjatë monitorimit në hapësirat gjelbëruese ka identifikuar se Parku Liria në Komunën e Ferizajt është pushtuar nga mbeturinat.
Në një njoftim për media thuhet se në çdo pjesë të hapësirave has në mbeturina dhe si pasojë e kësaj shportat janë të stërmbushura me mbeturina.
“Avonet konsideron se Kompania "Pastërtia" nuk është duke menaxhuar mirë dhe njëherit neglizhenca e Komunës së Ferizajt karshi gjendjes së Parkut Liria sjell këtë gjendje. AVONET, në vazhdimësi është duke reaguar për mosmenaxhim të mirë të Kompanisë "Pastërtia". Një gjendje e tillë krijon imazh të keq, e po ashtu paraqet edhe një ambient jo të rehatshëm për vizitorët”, thuhet në njoftim.
Ata kanë kërkuar që në parkun “Liria” të jenë së paku dy punëtorë mirëmbajtës.