Protestohet kundër dhunës ndaj gruas në Ferizaj - Bota Sot
Protestohet kundër dhunës ndaj gruas në Ferizaj

Ferizaj

E hënë, 22 tetor 2018

Protestohet kundër dhunës ndaj gruas në Ferizaj

Më: 17 gusht 2018 Në ora: 13:32
Protesta në Ferizaj

(E plotësuar) - Ferizajasit kanë protestuar kundër dhunës ndaj gruas, e cila sipas statistikave janë rritur rastet e sulmeve në Kosovë.

Protesta nisi para komunës së Ferizajt për të vazhduar përgjatë sheshit të qytetit, duke u ndalur edhe para stacionit të policisë dhe Gjykatës Themelore në Ferizajt.

“Boll ma", "Gruaja nuk është prona jote", "Edhe sa thirrje të humbura!", "Mos hesht, nesër mund të jesh ti", ishin disa nga pankartat përmes të cilave protestuesit kanë zgjedhur të shprehin zërin e tyre kundër dhunës ndaj grave.

Luljeta Aliu, aktiviste për të drejtat e njeriut tha se gratë janë të diskriminuara dhe vuajnë nga padrejtësitë.

'Me tema të mëdha po e mbajnë veten në pushtet, me njerëz të vetë. Ata po e kushtëzojnë votën me bukën e gojës”, ka thënë Aliu.

Ajo nuk u ndal te dhuna ndaj grave, por akuzoi pushtetetarët që kanë instaluar një sistem ku kemi polici pa siguri e ligje pa drejtësi.

Aktivistja tjetër nga Maqedonia, Gjyla Çeliku, ka bërë thirrje që të gjithë të angazhohemi për ta ndalur dhunën ndaj gruas.

Image

***

Aktivistë dhe organizata joqeveritare në Ferizaj, sot kanë protestuar kundër dhunës ndaj vajzave dhe grave.

E nisur në Gjakove, pastaj u mbajt edhe në Prishtinë kjo protestë është vazhdimësi e organizimeve si kundërpërgjigje ndaj neglizhencës dhe mosllagaridhënies së institucioneve për këto raste.

Në protestë u kërkua që institucionet të ndëshkohen, të ipet përgjegjësi dhe seriozitet kur bëhet fjalë për trajtimin e rasteve të dhunës në familje.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test