Aksion pastrimi në Doganaj të Ferizajt - Bota Sot
Aksion pastrimi në Doganaj të Ferizajt

Ferizaj

Aksion pastrimi në Doganaj të Ferizajt

Më: 30 nëntor 2018 Në ora: 08:06
Ilustrim

Let’s Do It Kosova në kuadër të fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën” sot do të mbajë aksion pastrimi në Doganaj të Ferizajt, përkatësisht në rrugën “Dëshmorët e Zaskokut”.

Aksioni fillon në ora 11:00, ndërsa përveç ekipit të Let’s Do It, marrin pjesë edhe zyrtarë komunal.

Po ashtu, ekipi i Let’s Do It sot merr pjesë në ceremoninë e ndarjes së shportave të mbeturinave për secilën familje nga komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptian në lagjen Qungur në fshatin Trepovic, Komuna e Pejës, nga Organizata “Syri i Vizionit” nga Peja. Ceremonia mbahet në lagjen Qungur në fshatin Trepovic, Pejë. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test