Rossi: Për fat të keq...

Formula 1

Rossi: Për fat të keq...

Më: 22 maj 2020 Në ora: 14:40
Rossi: Për fat të keq...

Valentino Rossi është një legjendë e MotoGP. Nëntë herë është shpallur kampion bote 41-vjeçari italian, i cili ka miliona adhurues.

“Doktori” dëshiron të vazhdojë të jetë pjesë e pistave, por nuk ka marrë akoma një vendim për të ardhmen.

Nëse ndodh, nuk do të jetë pjesë e Yamaha, pasi skuderia japoneze ka vendosur t’i besojë Maverick Vinales dhe Fabio Quartararos. Rossi kërkohet nga Petronas, skuadra satelit e Yamaha, dhe flet rreth së ardhmes në një prononcim për sajtin zyrtar të MotoGP.

“Plani im ishte shumë i qartë: doja të prisja verën dhe të shihja nëse isha më kompetitiv se vitin e kaluar. Kjo është thelbësore për mua, dua të vazhdoj të garoj por vetëm nëse jam ende i fortë dhe i shpejtë. Për fat të keq, duke marrë parasysh situatën aktuale, duhet të marr një vendim pa provuar veten në pistë.

Kështu është më e vështirë, duhet të mendohem mirë dhe të shoh nëse e kam forcën dhe motivimin e duhur për të vazhduar. Petronas? Kam një mundësi të mirë me ta, janë një skuderi e re dhe e nivelit të lartë. I njoh djemtë që punojnë aty. Shans i mirë për mua, por nuk dua të shkoj aty me idenë sa për të zhvilluar sezonin e fundit dhe për t’u larguar më pas.

Nëse do të vijoj të jem pjesë e garave, do të jap 100% nga vetja. Dua të luftoj për ngjitjen në pod. Të shohim se çfarë do të ndodhë“, deklaron Valentino Rossi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat