Rasell: Askush nuk e zëvëndëson Hamiltonin

Formula 1

Rasell: Askush nuk e zëvëndëson Hamiltonin

Më: 2 dhjetor 2020 Në ora: 11:44
Rasell: Askush nuk e zëvëndëson Hamiltonin

Xhorxh Rasell, do këtë mundësinë që të drejtojë “Mercedes Ë11” këtë fundjavë në garën “Sakhir Grand Prix”, si zëvendësues i Luis Hamiltonit, pasi ky i fundit ka rezultuar pozitiv me “COVID-19”.

Së pari dua të them faleminderit shumë te Uilliamsi, që më dhuruan këtë mundësi. Ndoshta do jem ne fanellë tjetër, por jam pilot i Uiliamsit dhe do brohoras për ta.

E shoh si shans të mirë për të mësuar dhe të rikthehem si pilot i përmirësuar me më shumë energji dhe eksperiencë.

Faleminderit Mercedesit që me besuan. Askush nuk mund ta zëvendësojë Luisin, por do jam më të mirën për skuadrën në mungesën e tij. Më e rëndësishmja, i uroj shërim të shpejtë. Jam i përgatitur për këtë mundësi dhe mezi pres të nisi”, deklaroi Rasell.

Ai debutoi në Formula 1 gjatë vitit të kaluar dhe ka dëshmuar se është ylli i radhës me disa përformanca të nivelit të lartë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat