Rossi do të garojë me Yamaha Petronas sezonin e ardhshëm

Formula 1

Rossi do të garojë me Yamaha Petronas sezonin e ardhshëm

Më: 4 dhjetor 2020 Në ora: 17:28
Rossi do të garojë me Yamaha Petronas sezonin e ardhshëm

Valentino Rossi do të garojë me Yamaha Petronas sezonin e ardhshëm të MotoGP, motorin satelit të Yamahas, me të cilën ai ka garuar vitet e fundit.

Duke folur për këtë transferim, Wilco Zeelenberg, drejtori sportiv i Petronas, bën të qartë strategjinë që ky motor do ta përdorë vitin tjetër.

“Valentino Rossi është i rëndësishëm në sportin tonë, por me të kemi qenë të qartë që në fillim: Do të jemi ne ata që do të vendosim për strategjinë”, ka thënë Zeelenberg, duke shtuar: “Për ne është një nder që ai do të garojë me motorin tonë dhe do të ishte çmenduri të mos e merrnin dhe ta refuzonim ofertën e Yamahas.

Ne duam që të dy pilotët tanë, Rossi dhe Franco Morbidelli, ta japin dhe marrin më të mirën nga motori ynë. Këtë vit fituam 6 gara dhe kjo nuk është pak, ndaj presim një sezon të mirë me këta dy pilotë. Gjithsesi, ata duhet t’i respektojnë rregullat tona, sidomos Rossi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat