Vettel flet për kolegun e ri

Formula 1

Vettel flet për kolegun e ri

Më: 6 dhjetor 2020 Në ora: 12:21
Vettel flet për kolegun e ri

Sebastian Vettel ka folur për kolegun e tij të ri, Mick Schumacher djalin e legjendës së F1 Michael Schumacher.

Schumacher Jr aktualisht po udhëheq kampionatin F2, gjermani ka një epërsi prej 14 pikësh me vetëm një raund të mbetur këtë fundjavë në Bahrein.

Vettel tha se Michael Schumacher i kishte këshilluar shumë gjëra gjatë karrierës së tij dhe do ta bënte njësoj për djalin e tij, por që djali i legjendës vet do të duhet të gjejë rrugën e tij.

"Jam i lumtur të ndihmoj atje ku mundem, Mick është një djalë i shkëlqyeshëm, kam një lidhje shumë të veçantë me babanë e tij", tha ai.

"Nga ana ime, më pëlqen shumë, shkojmë mirë dhe jam i lumtur t’i tregoj gjithçka që di. Unë pashë babanë e tij duke fituar shumë më shumë gara se sa ai mund të kishte parë mua të fitoja! Do të isha i lumtur të ndihmoja", tha 33 vjeçari, transmeton lajmi.net.

"Jam i lumtur të ndihmoj, por mendoj se është e rëndësishme që ai të gjejë rrugën e tij, të ndjekë rrugën e tij. Siç kishte ndikim Michael tek unë, unë po përpiqem t’i bëj të njëjtën gjë për djalin e tij", përfundoi Sebastian Vettel.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat