Alonso i dyti në testet e sotme

Formula 1

Alonso i dyti në testet e sotme

Më: 15 dhjetor 2020 Në ora: 15:04
Alonso i dyti në testet e sotme

Alonso i dyti në testet e sotme në Abu Dhabi, Mick Schumacher i 14-ti!

Pas garës së fundit sezonale në Formula 1 të zhvilluar në pistën e Abu Dhabi, sot janë zhvilluar testet e para dimërore. Në pistë kanë zbritur pilotët e rinj, debutues në Formula 1, me përjashtim të veteranit Fernando Alonso, që ka marrë një “wild card” nga FIA.

2 herë kampioni i botës rikthehet në Formula 1 pas dy vitesh, ku do të garojë me makinën Renault. Koha e dhënë nga spanjolli është 1’37”496, duke u renditur i dyti, pas Mercedes te Stoffel Vandorne (1’37″206).

Në pistë ka garuar sot edhe Mick Schumacher, që sezonin e ardhshëm do të debutojë me makinën amerikane Haas. Ai u klasifikua në vendin e 14-të, duke përshkuar 53 xhiro.

Për Ferrarin garuan dy pilotët e Akademisë, Robert Schwartzman (i teti) dhe Antonio Fuoco (i dhjeti).

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat