Një japonez në Formula 1

Formula 1

Një japonez në Formula 1

Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 14:55
Një japonez në Formula 1

Japonezi Yuki Tsunoda është piloti i dytë i skuadrës Alpha Tauri Honda, që do të garojë sezonin e ardhshëm në Formula 1.

Ai do të zërë vendin e rusit Daniil Kvyat dhe do të ketë si shok skuadre francezin Pierre Gasly.

Tsunoda, 20 vjeç, këtë vit u rendit i treti në botërorin e Formula 2, me 3 fitore dhe 7 podiume. Të martën, ai kreu testet përfundimtare me Alpha Tauri, që i dha të drejtën të garojë në Formula 1 sezonin e ardhshëm.

Tashmë kanë mbetur bosh vetëm 2 vende për sa i përket sezonit të ri.

Ende nuk dihet piloti i dytë te Mercedes, makinë ku është konfirmuar vetëm Valtteri Bottas. Ndërkohë që mungon edhe piloti i dytë te Red Bull, ku i konfirmuar është Max Verstappen.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat