Sergio Perez, partner i ri i Max Verstappen te Red Bulli

Formula 1

Sergio Perez, partner i ri i Max Verstappen te Red Bulli

Më: 19 dhjetor 2020 Në ora: 10:52
Red Bulli

Ylli i Red Bulli, Max Verstappen do të ketë partner të ri te skuadra e Red Bullit.

Bëhet fjalë për anëtarin e deritanishëm të Racing Point, Sergio Perez.

Piloti meksikan këtë vit fitoi për herë të parë edhe një garë të sportit më të madh automobilistik në rruzull.

30 vjeçari që deri më tani ka regjistruar 10 podiume e 1 fitore në 191 gara, ka deklaruar se marrëveshjen me një emër të madh siç është Red Bulli, e ka dashur gjithmonë, që nga koha kur ka ardhur në Formula 1.

“Jam shumë mirënjohës për mundësinë që më është dhënë. Do të garoj me një makinë fituese, gjë që e kam dashur që kur kam ardhur në F1”, tha Perez.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat