Paralajmërimi i Todt

Formula 1

Paralajmërimi i Todt

Më: 23 dhjetor 2020 Në ora: 13:08
Paralajmërimi i Todt

Presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit (FIA), francezi Jean Todt, u shpreh se viti 2021 në Formula 1 nuk ka për të qenë aspak i lehtë për shkak të pandemisë Covid-19. Sezonin e ardhshëm janë planifikuar 23 gara, një rekord, por Todt shprehet se të gjithë duhet të përgatiten për ndryshime të papritura të planit, siç ndodhi edhe vitin e kaluar.

“Viti 2020 ishte i veçantë, ku ne më së shumti eksperimentuam dhe vumë në punë krijimtarinë tonë.

Në janar të këtij viti askush nuk e imagjinonte se në Itali do të zhvillonim 3 gara dhe në Austri, Angli e Bahrein do të zhvillonim nga dy gara në të njëjtën pistë”, tha Todt.

“Punuam që ta kishim sa më të ulët nivelin e infektimit në sportin tonë, betejë që do të vijojë edhe vitin tjetër. Për fat të keq, kjo betejë ende nuk ka shkuar në fundin e saj.

Ndaj, edhe viti 2021 do të jetë i ngjashëm me atë që po mbyllet. Kjo do të thotë se të papriturat mund të vijnë në çdo moment. Çdo shtet ka rregullat e tij, vaksina ende nuk është përhapur kudo, ndaj edhe sezoni 2021 nuk do të jetë normal”, tha Todt.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat