Tifozët bëjnë zgjedhjen e tyre

Formula 1

Tifozët bëjnë zgjedhjen e tyre

Më: 26 dhjetor 2020 Në ora: 11:51
Tifozët bëjnë zgjedhjen e tyre

Tifozët bëjnë zgjedhjen e tyre, ja gara më e bukur e këtij sezoni në Formula 1!

Tifozët e Formula 1 kanë bërë zgjedhjen e tyre. Gara e Çmimit të madh të Turqisë, zhvilluar më 15 nëntor në Stamboll, ka qenë gara më e bukur e këtij viti në Formula 1.

Rikuperimi i Hamilton, që triumfoi me makinën e tij Mercedes, podiumi i vetëm sezonal i Sebastian Vettel, që kaloi shokun e tij të skuadrës në kthesën e fundit, apo edhe mbrojtja e mirë që Sergio Perez bëri ndaj sulmeve të Max Verstappen, kanë bërë që fansat ta zgjedhin garën e zhvilluar në Stamboll si më të bukurën.

33% e tifozëve kanë votuar për këtë garë, ndërsa në vendin e dytë u klasifikua gara e zhvilluar në Itali, me 25% të votave. Gara e tretë më e bukur është ajo e zhvilluar në Sakhir, me 18% të votave.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat