Lorenzo sulmon Dovizioson

Formula 1

Lorenzo sulmon Dovizioson

Më: 27 dhjetor 2020 Në ora: 12:38
Lorenzo sulmon Dovizioson

Nuk mund të jenë miq kurrë, madje as për Krishtlindje. Ndodh përplasja e radhës midis Andrea Doviziosos dhe Jorge Lorenzos përmes mediave sociale. Piloti nga Mallorca, në fakt, u përgjigj në Instagram për fjalët e italianit: “Ai ka qenë ziliqar për mua që nga kohët e 250, të dy e dimë se është një urrejtje që nuk ka lindur te Ducati, por kur unë pranova ofertën e Ducati doja t’i jepja marrëdhënies sonë një mundësi.”

Numri 99 e rrit dozën e intatit ndaj italianit:

“Në sezonin e parë si shokë te Ducati shkova ta komplimentoja nën podium, por në këmbim kam marrë vetëm fjalë negative nga ai, edhe kur m’u desh të tërhiqesha për shkak të një problemi mekanik.

E kuptoj shumë mirë që është lënduar nga fakti që Ducati vendosi të vinte bast për një kampion dhe t’i japte një pagë 12 herë më të lartë, por realiteti është që e kam mposhtur në 250-kubikësh dhe nëntë vjet të MotoGP.”

Gjithçka nisi me një intervistë të fundit të Doviziosos me Dazn në të cilën tha: “Unë nuk e kuptoj se çfarë problemi ka Jorge me mua: ai vazhdon të më sulmojë në intervista, edhe nëse në dy vitet e fundit ai gjithmonë ka përfunduar pas meje".

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat