Tregon dëmtimet në duart

Formula 1

Tregon dëmtimet në duart

Më: 13 janar 2021 Në ora: 11:08
Grosjean

Ka kaluar një muaj e gjysmë nga aksidenti i frikshëm në garën e Bahrein në Formula 1, kur makina “Haas” e Romaen Grosjean u nda në mes dhe përfundoi në flakë. Pas 28 sekondash mes flakëve, piloti francez doli nga makina dhr pa dëmtime të rënda.

Vetëm duart kishin pësuar dëmtime të lehta dhe gjatë kësaj periudhe, pas një operacioni, ato kanë qenë të fashuara. Ish-piloti ka hequr fashon që ka patur në duart e dëmtuara. Më pas, ai ka publikuar një foto të gjendjes së duarve.

Në dorën e majtë duken ende shenjat e atij aksidenti të frikshëm, por për fat të mirë gjendja është në përmirësim. Një lajm i mirë që i jep shpresë Grosjean të rikthehet në garojë një ditë.

Pas aksidentit, piloti nuk mori pjesë në dy garat e fundit sezonale të vitit të kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat