Todt: Kam frikë

Formula 1

Todt: Kam frikë

Më: 19 janar 2021 Në ora: 13:18
Todt: Kam frikë

Presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit (FIA), Jean Todt, ka paralajmëruar të gjitha skuadrat e Formula 1 se edhe ky vit nuk ka për të qenë normal. Ai ka kujtuar modifikimet e orës së fundit që ndodhën vitin e kaluar, ku kampionati nisi në korrik si pasojë e pandemisë Covid-19.

“Për fat të keq edhe ky vit nuk ka për të qenë normal. Sinjalet e para janë dhënë: Gara e Australisë u shty, po ashtu rrezikon edhe ajo e Kinës, janë future pista të reja”, tha Todt.

“Kam frikë se ditët në vijim do të dëgjojmë edhe spostime të tjera të kalendarit.

Jo vetëm në Formula 1 por edhe në sportet e tjera me 4 rrota.

Pandemia do të ketë edhe këtë vit një impakt të fortë në sportin e automobilizmit. Shpresoj që në gjysmën e dytë të vitit të rikthehemi te normaliteti dhe të kemi tifozët në gara”, tha Todt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat