Mercedes: Me Lewis takime virtuale

Formula 1

Mercedes: Me Lewis takime virtuale

Më: 29 janar 2021 Në ora: 14:36
Mercedes: Me Lewis takime virtuale

Toto Wolff, drejtori sportiv i Mercedes, ka dhënë një informacion në lidhje me të ardhmen e Lewis Hamilton dhe mundësinë e rinovimit të kontratës, që ka skaduar më 31 dhjetor.

Palët kanë kohë deri më 12 mars për të gjetur një marrëveshje, ditë kur në Bahrein do të nisin testet dimërore.

“Me Lewis kemi një raport të mirë dhe kjo është e rëndësishme për të ardhmen e përbashkët. Kontaktet e deritanishme kanë qenë virtuale, por në përgjithësi situata po ndryshon si në marrëdhëniet tona ashtu dhe në Formula 1. Situata në këtë sport do të ndikojë edhe në kontratën e re”, tha Wolff.

“Duhet të jetë një marrëveshje e arsyeshme dhe mendoj se nuk jemi larg saj. Mendoj se shpejt do të firmosim, por nuk di të them se kur është afati i fjalës “shpejt”. Jemi ende duke diskutuar për opsionin më të mirë për të gjithë”, tha Toto Wolff.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat