FASK shpalli më të mirët, ja kush janë më të mirët për vitin 2020

Formula 1

FASK shpalli më të mirët, ja kush janë më të mirët për vitin 2020

Më: 20 shkurt 2021 Në ora: 22:27
FASK shpalli më të mirët, ja kush janë më të mirët për vitin 2020

Federata e Auto Sportit e Kosovës (FASK) i ka shpallur më të mirët për vitin 2020.

Në një ceremoni të organizuar ndryshe nga vitet e kaluara (për shkak të pandemisë), FASK i nderoi garuesit më të suksesshëm nëpër disiplina dhe klasa të ndryshme, në konkurrencën e femrave dhe të meshkujve, por edhe shumë individë e institucione, që në mënyra të ndryshme kontribuan për mbarëvajtjen e kampionatit.

Kryetari i FASK-ut, Ismet Rexhepi, e ka vlerësuar të suksesshëm kampionatit e vitit 2020.

Image

“Ishte një vit sfidues për gjithë njerëzimin, pra edhe për sportin, e në rastin konkret auto sportin e Kosovës. Megjithatë, ne ia dolën ta përfundojmë kampionatin në mënyrën më të mirë, madje shkuam edhe përtej të tjerëve, pasi jemi të vetmit që edhe për femra organizuam gara në drag. Sigurisht që gjithmonë ka vend për përmirësim dhe shpresojmë që në të ardhmen të arrijmë rezultate edhe më të mira, të kemi organizime më të mira dhe të synojmë të jemi në nivel me vendet që kanë auto sport më të zhvilluar”, ka thënë Rexhepi.

Përveç më të mirëve në klasa e disiplina, FASK i ndau edhe disa shpërblime e mirënjohje. 

“Helmeta e Artë” u takoi Jeton Qerimit, kampion i Kosovës në disiplinën auto sllallom më 2018, 2019 dhe 2020, Nexhat Kovaçit (veteran i auto sportit), kampion i viteve 1981, 1982 dhe 1983 dhe Muhamed Morinës (veteran i auto sportit), kampion i viteve 1974, 1975 dhe 1976.

Zana Daka u nderua si sportiste e dalluar, për kontributin e dhënë në avancimin e femrës, garuesja e vetme në disiplinën malore, ndërsa Ernest Daka si kampion i vitit 1985 në disiplinën e kartingut. 

Për kontributin e dhënë u nderuan edhe: Selim Tahirsylaj, Faton Tytynxhiu, Bujar Hyseni, Blerim Gashi, Artan Haradinaj, Recail Curt, Alban Bajraktari, Daver Bale, Bajram Shabani dhe Selman Reçica nga Policia e Kosovës, Artan Muhaxhiri nga RTK, Departamenti i Sportit (MKRS), Metal Teknika Asllani dhe Izolimi.    

Drag – femrat:
1.Pranvera Xhaferi
2.Ermira Topalli
3.Kadishe Shabani

Sllallom – femrat:
1.Ermira Topalli
2.Pranvera Xhaferi
3.Arjeta Rysha

Malore – meshkujt:
1.Liridon Kalenderi
2.Përparim Dushi
3.Besfort Bunjaku

Sllallom – meshkujt:
1.Valon Jaha
2.Leutrim Rexhepi
3.Jeton Qerimi

Drag – meshkujt – AWD
1.Labinot Maliqi
2.Petrit Isufi
3.Drilon Iseni

Drag – meshkujt – FWD
1.Leutrim Isufi
2.Lavdat Vllahiu
3.Lavdim Shala

Drag – meshkujt – RWD
1.Florian Gjinaj
2.Arton Ajvazi
3.Behar Emërllahu

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat