Hamilton dhe Vettel në një ekip?!

Formula 1

Hamilton dhe Vettel në një ekip?!

Më: 26 shkurt 2021 Në ora: 16:45
Hamilton dhe Vettel në një ekip?!

Lewis Hamilton rinovoi me një vit kontratën me skuadrën “Mercedes”, por çfarë do të ndodhë pas një viti?

Sipas mediave britanike, 7 herë kampioni i botës mund të vazhdojë karrierën e tij në “Formula 1”, këtë herë duke garuar me makinën “Aston Martin”.

Rregullat e reja që do të aplikohen nga viti i ardhshëm favorizojnë të gjitha makinat dhe pilotit britanik nuk i mungon përvoja për të bërë diferencën në pistë.

Skuadra e “Aston Martin” nuk e ka fshehur asnjëherë interesimin ndaj Hamilton, me shpresën për ta marrë në skuadër, ashtu sikurse bëri vjet me Sebastian Vettelin. Piloti gjerman, 4 herë kampion bote në “Formula 1”, la Ferrarin, për të vijuar karrierën me makinën e Aston Martin, ku do të debutojë këtë sezon.

“Nuk e mohoj se është një perspektivë tërheqëse. Hamilton është një kampion në cilëndo makinë ta ulësh.

Jam i bindur se çdo makinë është gati ti ofrojë një kontratë, ndaj edhe ne mund ta provojmë një gjë të tillë. Gjithsesi, për momentin jemi përqendruar te ky sezon”, u shpreh pronari i Aston Martin, Lorens Stroll.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat